MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Dramatike në Durrës, mësohet finalisti i dytë

15.07.2020 - 21:57

Pas Tiranës, mësohet edhe finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë. Teuta përmbysi 2-1 ndaj Kukësit dhe më 2 gusht do të diskutojë me Tiranën trofeun e dytë seonal në elitën e futbollit shqiptar.

Një ndeshje me ritëm, shumë e luftuar, por gjithsesi, pjesa e parë mbyllet pa gola. Me të nisur e dyta, Rroca për miqtë shënon golin e parë. U duk sikur Kukësi e zgjidhi ndeshjen, duke qenë se edhe barazimi 1-1 e kualifikonte.

Por durrsakët nuk u dorëzuan. Fillimisht barazojnë me të riun Kapllani në 73’. Ndërsa Hoxha 10 minuta më pas do të përmbyste shifrat në 2-1. Ndeshja është e hapur deri në sekodat e fundit, por Teuta mbrohet fort dhe shkon në finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN