Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur sot për situatën e COVID-19 që sa vjen e po rëndohet. Në një intervistë, Tomini u shpreh se 85% e pacientëve me COVID-19 e kalojnë virusin pa simptoma, por shtoi se koronavirusi nuk njeh moshë ndaj duhet treguar kujdes.
Ajo është pyetur nëse rritja e të infektuarve mund të na çojë në një izolim, Tomini tha se shpreson që të mos tejkalohen kapacitet spitalore pasi në të kundër mbyllja do të jetë e vetmja zgjidhje.
“Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete”, Tomini.