MENU
klinika

"Sot, pritshmëri për dialog konstruktiv"

Hoti-Vuçiç për herë të parë ballë për ballë

16.07.2020 - 16:09

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka dhënë një deklaratë për media, pak para nisjes së takimit të parë fizik mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Borrell shprehu kënaqësinë që 4 ditë pas takimit të parë të zhvilluar me videokonferencë tashmë palët kanë kaluar në një takim ballë për ballë pas rreth 20 muajsh ndërprerje totale të dialogut, ndërsa shtoi se sot ka pritshmëri për një dialog konstruktiv.

“Më vjen mirë që shoh se BE-ja është kthyer dhe ka marrë në dorë timonin e këtij procesi. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë fizik dhe duke u takuar për të dytën herë brenda javës, dy liderët treguan angazhimin e tyre të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis tyre”, u shpreh Borrell në deklaratën para takimit mes dy udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës.

“Sot kam pritshmëri për një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona, i cili do të kontribuojë në një normalizim domethënës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dyja palët që të kenë një qasje për bisedimet e sotshme nën një frymë kompromisi dhe pragmatizmi dhe të kenë të ardhmen e BE për popullin e tyre në mendje”, theksoi më tej Borrell.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!