MENU
klinika

Biznes i mirëfilltë

Çfarë zbulon Cristiano Ronaldo për ekonominë e futbollit

14.08.2018 - 16:00

Skuadra e Juventusit pagoi 130 milion dollarë për Ronaldon në korrik. Transferimi i gjashtë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, megjithëse ai është relativisht i vjetër, 33 vjeç.

Por çfarë fiton Juventusi nga këto para të investuara te ky lojtar?

Klubi shiti 62 milion dollarë bluza me emrin e Ronaldos në vetëm 24 orë, me fitim neto thuajse 9 milion dollarë.

Aksionet e Juventusit u rritën me 40 për qind pasi u shpall nënshkrimi i kontratës dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale të klubit u shtuan me 1.5 milion ndjekës të rinj.

Por këto përfitime nuk kanë gjasa të shlyejnë pagesën e transferimit të Ronaldos apo të ardhurat e tij.

Atëherë, nga i gjenerojnë të ardhurat e tyre klubet e futbollit?

Të drejtat e transmetimit gjenerojnë të paktën gjysmën e të ardhurave të tyre. Sponsorizimet e markës sjellin një tjetër 20-30%, ndërkohë që të ardhurat nga mallrat dhe aktivitetet josportive bëjnë vetëm 5-10%.

Klubet e futbollit janë shumë të shtrenjtë për t’u drejtuar. Manchester United shpenzon thuajse gjysmën e të ardhurave vetëm për pagat.

Juventus po shpreson që Ronaldo të gjenerojë më shumë shitje dhe sponsorizime për të justifikuar pagesën gjigante të transferimit dhe pagën e majme.

Premier Liga i shtoi ekonomisë së Britanisë 7.6 miliard paund vitin e kaluar.

Loja e bukur është një biznes i mirëfilltë.