16.07.2020 - 22:45
Inter nuk fal në transfertë me skuadrën modeste dhe të vendit të fundit SPAL, duke fituar në shifrat bindëse 0-4. Me këtë sukses hapet edhe gara për titull, Inter ngjitet në vendin e dytë dhe është 6 pikë larg Juventus, kur mbeten edhe 5 javë në Serie A.
Ndeshja e luajtur në stadiumin Paolo Mazza është zhbllokuar në minutën e 37-të nga Candreva, ndërsa tre golat e tjerë të sfidës kanë ardhur në pjesën e dytë.
Biraghi (55′), Sanchez (60′) dhe Gagliardini (74′) kanë kompletuar pokerin për ekipin e Conte-s, që lë pas rezultatet zhgënjyese dhe tani mund të shohë përpara, duke shpresuar në një ndalesë tjetër të Juventus, teksa ndeshjen e radhës bardhezinjtë do ta luajnë ndaj Lazios.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 33
Juventus e Lazio ndalen, Roma “blindon” Europën
Serie A, Java 33
Milan përmbys Parmën, Hysaj kapiten i Napolit
Serie A, Java 33