17.07.2020 - 07:43
Në ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulqizë, ku një 33-vjeçar është hedhur nga një pallat duke gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.S,. rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë, (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor). Sipas policisë, dyshohet se viktima është hedhur nga një pallat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.