MENU
klinika

Analizë

3 argumente neo-liberale që mbajnë në këmbë një sistem racist

18.07.2020 - 10:54

Progresistët janë mjeshtëruar në identifikimin dhe kundërshtimin e argumenteve ekonomike kur vijnë nga fundi konservator i spektrit politik. Pretendimet se taksat dëmtojnë rritjen, se rritja e pagave shkatërron vendet e punës, dhe se rregulloret e kufizojnë ekonominë, të gjitha në masë të madhe janë hedhur poshtë.

Por është më e vështirë të luftosh argumentet e këqija ekonomike kur vijnë nga njerëz që e konsiderojnë veten si liberalë, apo edhe përparimtarë. Joelle Gamble, një anëtare e bordit të drejtorëve të Institutit Roosevelt, ka bërë shumë mendime për mënyrën sesi argumentet neoliberalë ndihmojnë për të mbajtur në funksion sistemin e racizmit.

“Neoliberalizmi fsheh topin,” tha Gamble në episodin e fundit të “Pitchfork Economyics”. “Ky sistem supozon se tregjet e lira sundojnë, kur në realitet ekonomia jonë formohet nga institucione, norma dhe politika.”

Muajin e kaluar, Gamble publikoi një artikull në Dissent Magazine me titullin “Si Supozimet Ekonomike mbajnë në këmbë sisteme raciale”. Në artikull, ajo identifikon tre supozime shkatërruese neoliberale që manipulojnë ekonominë kundër amerikanëve të zezë: ideja që një ekonomi në rritje ndihmon çdo shtresë sociale; vlera është e barabartë me çmimin; dhe se tregu është thellësisht racional.

Ideja se një ekonomi në rritje ndihmon të gjithë – që nëse rritet GDP, për shembull, çdo amerikan do të përfitojë – është një ide e thjeshtë ekonomike për ta kuptuar. Por rënia ekonomike që ka shoqëruar pandeminë e koronavirusit e ka prishur këtë koncept. Tregu i aksioneve është rritur edhe ndërsa nivelet e infeksionit janë ngjitur dhe njerëzit më të pasur në botë kanë parë që vlera e tyre neto të rritet edhe më shumë pasi amerikanët e thjeshtë po humbi edhe ato pak posedime që kanë. Përsëri dhe përsëri, punëtorëve u thuhet se paguhen aq sa vlejnë – që tregu mat saktë vlerën e tyre dhe vendos një çmim të drejtë. “Por pagat janë në thelb versioni i çmimeve të tregut të punës. Dhe kështu supozojmë se vlera që një punëtor i shton firmës është në të vërtetë ajo që paguhet punëtori,” tha Gamble.

Gamble thotë se besimi neoliberal se tregu i lirë është racional, është një teori ekonomike e gabuar ngaqë “racizmi është irracional, tregu i lirë thjesht do të konkurrojë larg sepse të gjithë racistët irracionalë do të humbasin punëtorët hiper-produktivë” dhe rracizmi përfundimisht do të jetë lënë jashtë biznesit nga pronarët racionalë jo racist të cilët punësohen bazuar në produktivitet, jo racë.

Këto tre supozime neoliberale janë përsëritur aq shpesh sa ato janë një lloj mençurie e pranuar, e pranuar nga ligjvënësit dhe politikat nga e djathta dhe e majta. Por sa herë që përsëriten në mënyrë të pamenduar dhe jehojnë nga media, ata mbajnë një sistem ekonomik racist./ Business Inisder