“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sa duhet të peshosh sipas gjatësisë?
Përgjigjet mjeku: BMI ose Indeksi i masës trupore është një tregues që përcakton statusin e peshës mesatare të një personi. Për të llogaritur Indeksin e masës suaj trupore masni peshën (në kg) dhe pjesëtojeni atë me gjatësinë tuaj (në katror) (në kg/m2).
Për shembull, nëse peshoni 50 kg dhe jeni 1.60 m, BMI-ja juaj do të jetë 50/2.56 = 19.5
• Nëse raporti del më pak se 18.5 jeni nën peshë
• Nga 18.5 – 24.9 jeni i shëndetshëm
• Nga 25-29.9 jeni mbi peshë
• Nga 30-39.9 jeni obezë
• Nga 40+ jeni jashtëzakonisht shumë obezë
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.