Lewëis Hamilton nuk ka rivalë në Formula 1 aktualisht. Piloti britanik ka siguruar sot “pole position” numër 6 në pistën e Hungarisë, duke barazuar Michael Schumacher sa i përket kësaj piste. Plot 90 “pole” në karrierë për Hamilton, si asnjë tjetër në historinë e Formula 1.
Në vendin e dytë sërish një Mercedes, Valtteri Bottas, vetëm 100 të mijtat më shumë. Pra, Mercedes po dominon totalisht në fillimin e këtij sezoni, teksa i ka fituar të dyja garat e para, madje të dytën ishin dy makinat në dy vendet e para.
Në vendin e tretë dhe të katërt dy makinat e Racing Ponit, më Lance Stroll përpara Sergio Perez. Më pas vijnë dy makinat Ferrari, Vettel përpara Leclerc. Nesër pritet një garë e ndezur, pasi pista të jep mundësi parakalimi.