Fabio Quartararo merr “pole position”-in e parë të 2020-ës në Moto GP. Francezi i Yamaha-s ka qenë më i shpejti në Jerez me kohën rekord 1’36″705, duke befasuar në tentativën e fundit Vinales (Yamaha) dhe Marquez (Honda).
Radha e dytë kryesohet nga Bagnaia me Ducati-n më të mirë, ndërsa Valentino Rossi do ta nisë nga vendi i 11-të. Ashtu si në sezonin e kaluar, Quartararo është konfirmuar mbreti i provave kualikuese në Andaluzi, duke përmirësuar me dy të dhjetat kohën e vendosur në 2019-ën dhe duke bërë xhiron më të shpejtë të të të gjitha kohërave në Jerez.
Një konfirmim se piloti i Costa Azzurra do të jetë një kockë e fortë për Marquez. Kampioni i botës ka provuar në çdo mënyrë, por në fund është dorëzuar edhe para Vinales.