Në Kategorinë e Parë luhet për vendet e dyta dhe skuadrat që duan të mbijetojnë. Sot, në Grupin A, Korabi dhe Besëlidhja janë ndarë në paqe, duke barazuar me shifrat 1-1. Një rezultat ky që lë në vendin e dytë lezhjanët e Plorit që e shohin veten në play off për të synuar ngjitjen në Superiore.
Play off, Kategoria e Parë, Grupi A
Kastrioti – Erzeni 3-2
Ajazi 14‘, Marku 55′, Ogebugëu 64′ / Troplini 9‘, Rezi 37‘
Korabi – Besëlidhja 1-1
Skuka 13‘ / Pergjoni 72′
Play out, Kategoria e Parë, Grupi A
Veleçiku – Burreli 0-0
Tërbuni – Egnatia 1-1
Myrta 31’ / Dimo 67′
Ndërkohë në Grupin B, Lushnja nuk ia ka dalë dot në transfertën kundër Pogradecit. Të dyja skuadrat i ndante vetëm një pikë dhe dueli i sotëm vendoste gjithçka sa i përket një bilete për në ndeshjen play off.
Kështu Lushnja i duhet t’i thotë lamtumirë elitës së futbollit shqiptar këtë sezon, ndërsa Pogradeci ndez shpresat. Ndërsa Apolonia e drejtuar nga Mërgjyshi nuk njeh humbje në këtë fazë të Kategorisë së Parë, teksa ka barazuar 3-3 në Kavajë kundër Besës.
Play off, Kategoria e Parë, Grupi B
Pogradeci – Lushnja 1-0
Miklovan 16’
Besa – Apolonia 3-3
Da Conceicao 31’ (p), Mecja 67′, Hoxha 89′ / Gjata 26’ (p), 56′, Sota 85′