MENU
klinika

Reagon Spitali Fierit

Një nënë me fëmijën të prekur nga COVID-19 në reanimacion?

19.07.2020 - 09:25

Spitali Rajonal i Fierit ka reaguar pas lajmeve se një nënë dhe një fëmijë ndodhen të shtruar në reanimacion me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, spital mohon informacionet dhe deklaron se asnjë fëmijë nuk ka rezultuar pozitiv dhe asnjë pacient i prekur nga ky virus nuk ndodhet në reanimacionin e këtij spitali.

Më tej, spitali bën thirrje që informacionet të konfirmohet më parë për të evituar përhapjen e panikut.

“Në përgjigje të të gjithë atyre që na kanë pyetur dhe janë interesuar mbi një lajm të publikuar në disa media, mbi rastin e një fëmije dhe nënës së tij, të prekur nga Covid-19, Spitali Rajonal Fier bën me dije se ky informacion NUK është i vërtetë.
Asnjë fëmijë nuk ka rezultuar pozitiv dhe asnjë pacient i prekur nga ky virus nuk ndodhet në reanimacionin e këtij spitali.
Ftojmë këdo të verifikojë, e lusim të gjithë ata që publikojnë të tilla informacione ti konfirmojnë më parë, për të evituar edhe përhapjen e panikut tek qytetarët.
Spitali Rajonal Fier edhe një herë u bën thirrje qytetarëve të përdorin maskën në mjedise të mbyllura dhe për çdo shqetësim të kontaktojnë 127-ën.
Shëndeti Juaj, Misioni Ynë”, shkruan Spitali i Fierit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier