Një herë gjatë Luftës Civile Amerikane, dukish i tha presidentit Abraham Linkoln se njëri nga gjeneralët etij, Uliks.S. Granti (1822-1885), kishte probleme me pijen. “Zbuloni çfarë marke pi-tha presidenti-dhe dërgojuani ca edhe gjeneralëve të tjerë.”
Në teatrin e rëndësishëm luftarak të Lindjes, ku zienin luftimet vetëm pak milje larg Uashinglonit dhe kryeqytetit të Konfederatës, Riçmondit, Linkolnin kishte nëpër këmbë gjeneralë të cilët ose ishin më të kujdesshëm se ç’duhej, ose tepër guximtarë, se thjesht frikacakë.
Granti ishte një lloj i veçantë ushtaraku jo vetëm në historinë amerikane por edhe atë ushtarake botërore, ai fitnte beteja dhe, uiski ia shtonte dellin e fitores, Linkolni do t’i dërgonte fuçi të tëra.
Më në fund Linkolni kishte gjetur dikë që të fitonte luftën më të përgjakshme në historinë e Amerikës.
(Shënim: Gjatë Lulftës civile u vranë më shumë amerikanë se sa në Luftën e Dytë Botërore, në Luftën e Parë Botërore, Luftën e Vietnamit, Luftën e Koresë së bashku.)
Por kur kjo luftë pati filluar, Uliks Simpson Grant nuk dukej fare si fitimtar. Ndonëse ishte diplomuar në një shkollat më të mira ushtarake, Ëest Point, dhe kishte shërbyer shkëlqyeshëm në Luftën e Mekikës dhe pas kësaj Granti kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, dhe e pati të vështirë të kthehej sërish në ushtri.
Përveç shërbimit në Meksikë, e gjithë karriera e Grantit kishte qenë një varg gabimesh. Ai ishte pagëzuar me emrin Hiram Uliks Grant. Grantit nuk i pëlqenin inicialet e veta, H.U, dhe u përpoq t’i ndryshonte.
Mirëpo kur shkoi në Ëest Point, në 1832 zbuloi se kongresisti që e sponsorizonte e kishte regjistruar me emrin Uliks Simpson (emrin e vajzërisë së të ëmës) Grant.
Në akademinë ushtarake ai vërtetoi se ishte një kalorës i jashtëzakonshëm, por një student indiferent (përveç matematikës). U diplomua i 21-ti në një klasë me 39 veta. Në Meksikë, ai shërbeu si nëntoger i Zakari Tejlorit (presidenti i 12-të, duhanpirës i pashoq).
Granti mori gradën e nderit toger për trimëri në betejën e Molino del Reit dhe më vonë u gradua kapiten e toger i parë në ushtrinë e rregullt.
Pas luftës ai u martua. U vendos në disa baza ushtarake të zymta, në Perëndim, ku e shoqja nuk mund të shkonte. Nisi të pinte. Karriera do t’i ndërprehej brutalisht pasi dashuria për uiskin e çoi në dorëheqje në 1854, përndryshe do të dilte para gjyqit për dehje.
Në jetën civile ai provoi pa sukses një numër biznesesh, por dështoi tek të gjitha. Më në fund, i ati i prekur shumë, i dha një vend pune në ndërmarrjen e vet të lëkurëve në Ilinois.
I martuar, baba i shumë fëmijëve, Uliksi kishte vërtet shumë nevojë për këtë punë. Por jeta nuk do t’i sillte gëzim. Ai s’kishte më miq dhe jetonte imbyllur në vetvete në vetmi. Atë e gjeje “të pakënaqur, si një njeri të vogël që nuk arrinte të kujdesej as për veten.”
Shpërthimi i Luftë Civile Amerika nxiti një kërkesë të madhe për fuqi njerzore. Granti, një veteran i dekoduar i luftës së fundit, u përpoq ta rifitonte detyrën, por ushtria nuk ishte e interesuar. Kështu, ai organizoi dhe stërviti një kompani vullnetare për shtetin e Ilinoisit.
Dy muaj pas kthimit nga lufta, Granti u gradua gjeneral brigade dhe mori komandën e distriktin të Misourit Juglindor. I pavlesuar dhe i nënvleftësuar, gjithçka do të ndryshonte mjaft shpejt. Ashtu si Bajroni, Granti u zgjua një mëngjes të bukur dhe e gjeti veten të famshëm.
Ai tërhoqi vëmendjen e Linkolnit dhe të oficerëve të lartë me koordinimin e shkëlqyer që i bëri ushtrisë dhe njësive të marinës gjatë luftimeve të ashpra pranë fortesave Henri dhe Delson në 1862.
Granti, i zënë në befasi nga ushtarët e Konfederatës, ai nuk u tremb por talenti i ij ushtarak i solli fitoren e plotë mbi një ushtri të madhe jugore. Deri në atë kohë Granti ishte i panjohur ,pijaneci u bë i famshëm në një ditë të vetme. Ngjarja e fortesës së Delsonit e bëri hero kombëtar.
Veriu do ta bënte atë heron e vet dhe do ta përkëledhte me një nofkë aq mikluese sa Granti dotë bëhej i pavdekshëm për historinë amerikane. Kur komandanti i Fortesës Delson e pyeti se ç’kushte do t’i jepeshin Konfederatës, Granti u përgjigj pa hezituar: “Kapitullim pa ushte (unconditional surrender) është e vetmja e pranushme!”.
Që nga ajo ditë, ai u quajt “ënkondishënëll sërrendër Grant”.
Fitorja nuk i solli vetëm famë por edhe ngritje në detyrë. Granti mori gradën e kryekomandantit të trupave në perëndim. Kryevepra e tij strategjike dhe taktike ishte pushtimi i Viksburgut, që e arriti duke i ngatërruar ushtartët e Konfederatës me manovra e tij dhe duke përçarë dy ushtritë e tyre. Rënia e Viksburgut e ndau Konfederatën në dysh.
Por Granti zbuloi menjëherë se suksesi dhe lavdia ngjallnin njëkohësisht urrejtjen. Kolegët e ushtrisë e kritikonin ashpër, e akuzonin se rrezokonte shpeshherë jetën e njerëzve të vet.
Atë e përshkruanin hapur si më të keqin e pijanecëve. Pavarësisht nga këto presidenti nuk i kushtonte fare vëmendje këtyre thashethemeve: “Nuk mund të heq dorë nga ky njeri. Ai lufton.”
Në mars të vitit 1864, Presidenti Abraham Linkoln e bëri Grantin Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane. Granti pasi iu ngarkuan të gjitha trupat e Shteteve të Bashkuara u transferua për në frontin e lindjes.
Atj, Granti demostroi aftësinë e tij për të dalluar talente ushtarake- një aftësi që i mungonte tërësisht Shtabit të Lartë. Ai luftoi me trimëri dhe me një gjenialtet brilant ushtarak për pjesën tjetër të mbetur të luftës civile.
Më vonë (me përfundimin e luftës), Uliks. S. Grant ubë president i Shteteve të Bashkuara. Mirëpo njeriu që kishte vërtetuar se ishte ekspert në fushën ushtarake, në jetën civile ndihej i pasigurt.
Pavarësisht faktit se gjatë mandatit të tij si president mblodhi rreth vetes një grup të çuditshëm me gjeneralë nga ish-Konfederata dhe Unioni, populli e pëlqente shumë aq shumë Grantin sa që e zgjodhi për një mandat të dytë.
Presidenca e tij ishte e shoqëruar nga paaftësia e Grantit për politikën si dhe skandale të shumta korrupsioni, si/ ishte episodi i “Black Friday” (1869), “Credit Mobilier” (1873) dhe normalisht skandali i uiskit (1872).
Uliks Simpson Granti ishte një strateg efektiv, vullneti dhe vendosmëria e tij së bashku me aftësinë për të mësuar nga gabimet e bënë një gjeneral të dorës së parë; performanca e tij e dobët si politikan dhe biznesmen është vetëm fali i besimit të tij të tepërt tek miqtë e vet.
Pas largimit nga posti, ai rifilloi jo vetëm të pinte deri në dehje uiskin nostalgjik por edhe rifilloi karrierën shkatrrimtare në biznesin privat. Investimet e pamatura e lanë trokë.
Pët t’u kujdesur për familjen (ndërsa po vdiste nga kanceri i fytit) ai shkroi “Kujtimet”, që u bë një bestseller. E përfundoi librin katër ditë para se të vdiste, 1885.
Referencat
Catton, Bruce: Grant Moves South. Boston 1960.
Grant, Uleysses. S: Personal Memories 2 vols. New York, 1885.
Lewis, Lloyd: Captain Sam Grant. Boston 1950.
The Definitive Visual Guide of US Civil War. DK