MENU
klinika

Formula 1

Triumfon Mercedes, lë një xhiro mbrapa Ferrarin

19.07.2020 - 15:47

Një dominim total i Mercedesit në Formula 1, të paktën në 3 garat e para. Edhe në pistën e Hungarisë, Mercedes triumfoi. Leëis Hamilton zurin vendin e parë, ashtu sic u nis nga starti, madje ka dubluar makinat Ferrari, duke i lënë më shumë se një xhiro pas.

Hamilton bëri xhiron më të shpejtë pikërisht në të fundit, duke vendosur rekord të pistë. Tetë gara të fituara në pistën e Hungaroring, duke barazuar kështu legjendën Schumacher.

Valtteri Botas nuk arrin të mbajë vendin e dytë kësaj here, duke u renditur i treti, ndërsa i dyti u radhit Max Verstappen. Një tjetër garë për t’u harruar për Ferrarin. Edhe pse u nis nga nga linja e tretë, vetëm Vettel e përfundoi në vendin e gjashtë, duke humbur një pozicion nga starti.

Më keq akoma për Leclerc, që nuk arrin dot të mbajë as vendin e 10-të, pasi u parakalua nga Sainz. Pas 3 garave, kryeson Hamilton, 3 pikë para shokut të skuadrës Bottas.