Tirana është shpallur kampione për herë të 25-të në elitën e futbollit shqiptar. Pas fitores së djeshme dhe humbjes 1-0 të Kukësit sot në Shkodër përballë Vllaznisë, mbyllet sa i përket kreut, pasi distanca është 7 pikë, kur mbeten edhe 2 javë nga fundi.
Një ndeshje e dobët në pjesën e parë mes Vllaznisë dhe Kukësit, me vetëm një gjuajtje në portë nga ana e shkodranëve. E dyta pati ritëm më të mirë. Kuqeblutë vendas e gjetën golin e vetëm në 86’ me Adilin. Vllaznia ka shanse për t’i ikur pozicionit të play-out, por duhet të gabojë Bylisi.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes, ajo mes Teutës dhe Partizanit, luajtur në Durrës, ka përfunduar pa gola. Një rezultat që shkon në favor të Teutës, që mbajnë vendin e katërt. Partizani mbetet pë Europë këtë sezon.