Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot në konferencën me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, se një ndër vendimet e para si “kryeministër i zgjedhur i vendit, do jetë heqja e taskës së Rrugës së Kombit dhe e traut”.
Kjo taksë sipas Bashës ngadalëson shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve.
“Mbështetjen time në përqasjen parimore për dialogun, që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim, njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Diksutim frytdhënës për të ardhmen e bashëkupunimit ekonomike, ju siguroj se te Partia Demokratike do të keni partner të debvotshëm që ato punë që i kemi nisur si Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik të vijojnë për të prodhur mirëqënie mes vendeve, një ndër vendimet e para të mia si kryeministër i zgjedhur do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit dhe e traut, që ngadalëson shkëmbimin ekonomik”, tha Basha.
Në fjalën e tij të hapjes lideri i demokratëve e cilësoi Prishtinën si qytetin e tij të dytë pas Tiranës, teksa kujtoi vitet kur kishte jetuar atje.
“Ndodhem me kënaqësi të madhe në Prishtinë, që është qyteti im i dytë pas Tiranës, jo vetëm se 2000-2004 ka qenë shtëpia ime, por edhe sepse e bërë të tillë për të më shpallur “Qytetar Nderi të Prishtinës”.
“Jam i inkurajuar nga paketa e masave që ju keni njoftuar në aspektin shëndetësor, e ekonomik, se pasojat sociale janë të rënda, me paketën ekonomike që keni njoftuar, një paketë e tillë ju vendos në krye të vendeve të rajonit, shembull dhe për Shqipërinë ku situata është edhe më kritike sa i përket krizës ekonomie e pasojave sociale, shembull për Tiranën dhe ne pavarësisht se për momentin në opozitë”.