MENU
klinika

"Premtim i paplotësuar i BE-së"

Diplomati gjerman kërkon heqjen e vizave për Kosovën

20.07.2020 - 11:34

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetin social diplomati shprehet se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet.

Ischinge nënvizon faktin se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim.

“Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim”

Wolfgang Ischinger, në vitin 2007 ishte përfaqësues i BE-së në negociatat e Treshes për Kosovën, të cilat përfunduan duke çuar në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e anëtarit të presidiumit bosnjat për DW

“Kosova është shtet i pavaruar, Serbia të pranojë realitetin!”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat