09.10.2018 - 09:10
Jemi mësuar në vendin tonë që ceremonitë e dasmave të jenë të mëdha me shumë të ftuar, ku në shumicën e rasteve i kalojnë 100 persona.
Por edhe pse është vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, Barbara Bush ka zgjedhur që dashurinë e saj ta kurorëzojë në një ceremoni të vogël familjare me vetëm 20 persona.
Të pranishëm në këtë ceremoni modeste kanë qenë vetëm anëtarët e familjes. Në një intervistë për “People”, vajza e ish-Presidentit e ka përshkruar këtë ngjarje si “Një ceremoni të shkurtër dhe të ëmbël.”
Barbara është shoqëruar në altar nga ish-Presidenti i SHBA-ve George W. Bush.