MENU
klinika

Ristarton më 30 korrik

NBA shpall listat, asnjë basketbollist pozitiv

21.07.2020 - 15:10

NBA ka shpallur listat zyrtare për secilën nga 22 skuadrat që do të marrin pjesë në rifillimin e sezonit 2019-2020. Gjithsej 350 lojtarë përbëjnë skuadrat, me vetëm 8 prej ekipeve që plotësojnë numrin maksimal të lejueshëm, 17 lojtarë.

Numrin më të ulët të basketbollistëve e ka Blazers dhe kjo për shkak se ekipi ka shumë dëmtime. Emrat e mëdhenj nuk mungojnë me përjashtim të Kevin Durant, i cili gjendet i dëmtuar dhe do të jetë mungesa e madhe e Nets në këtë fazë të kampionatit.

Testet e fundit të Covid-19 rezultuar të suksesshme për basketbollistët dhe pjesëmarrësit e grumbulluar në Orlando, ku asnjëri prej tyre nuk rezultoi pozitiv. Kjo do të thotë se turneu që pritet të rifillojë më 30 korrik me raund play-off do të shkojë përpara normalisht dhe siguria shëndetësore e sportistëve është tepër e madhe.

Dueli i parë pas rikthimit do të jetë ai me Jazz dhe Pelicans, ndërkohë që sfidat e fundit do të mbahen më 13 gusht. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në  “World Complex” të Sportit në Orlando.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulje rroge për lojtarët që s’duan të luajnë

Gjashtë fazat deri në rinisjen e NBA më 31 korrik


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës