MENU
klinika

Përfitimi i Shqipërisë

BQE dhe BSH, një linjë për marrëveshjet e riblerjes

21.07.2020 - 06:41

Sipas scan, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord të krijojnë një linjë për marrëveshjet e riblerjes (Repo) për të siguruar likuiditet në euro për institucionet financiare shqiptare, për të trajtuar nevojat e mundshme për likuiditet në euro në rast të mosfunksionimit të tregut për shkak të goditjes së shkaktuar nga COVID-19.

“Sipas linjës për marrëveshjet e riblerjes (Repo), Banka e Shqipërisë do të ketë mundësi të marrë hua nga BQE-ja deri në 400 milionë euro. Maturimi maksimal i çdo tërheqjeje do të jetë tre muaj. Linja e marrëveshjeve të riblerjes (Repo) do të jetë në fuqi deri në fund të muajit qershor 2021, për aq kohë sa nuk do të vendoset një zgjatje e afatit” shkruhet në njoftim.