MENU
klinika

Kursim dhe më pak ndotje

Makinat elektrike, kosto 150 lekë për 100 km

09.10.2018 - 09:28

Në kushtet e një presioni në rritje për të ulur ndotjen e mjedisit, e ardhmja e lëvizjes po orientohet gjithnjë e më shumë nga makinat elektrike. Shqipëria ka vendosur së fundmi të kufizojë importin e makinave të vjetra, ndërsa në vende të tjera ka nisur pjesërisht heqja nga përdorimi i makinave me motor diesel.

Aktualisht, mjetet elektrike janë më të shtrenjta në kuptimin e investimit fillestar, për shkak se bëhet fjalë për teknologji të reja, në të cilat është investuar shumë. Por, kostot e përdorimit janë shumë më të ulëta.

Sipas ekspertëve, një makinë elektrike konsumon më pak se 150 lekë për 100 km, ndërkohë që një makinë tradicionale  diesel, me motor të fuqisë së mesme, do të konsumonte të paktën 850 lekë. Kostot e shërbimeve periodike janë gjithashtu disa herë më të ulëta pasi motori elektrik nuk përdor vaj lubrifikant, i cili është edhe komponenti më i shtrenjtë në një shërbim periodik. Gjithashtu konsumi i komponentëve të frenimit është disa herë më i moderuar, pasi makinat elektrike përdorin edhe bllokun e motorrit gjatë frenimit për të rikuperuar energji.

Përsa i përket ndotjes, përfitimi është më i thjeshtë dhe më i prekshëm. Një makinë e re naftë emeton afërsisht 130 g dioksid karboni për kilometër. Nëse kjo makinë bën 15 mijë kilometra në vit ajo emeton afro dy tonë CO2. Pra, çdo makinë elektrike e shitur ul afërsisht 2 tonë CO2 të emetuar çdo vit. Për të eliminuar këtë sasi CO2 në vit duhen afërsisht 90 pemë të rritura.

Në Shqipëri ku energjia elektrike gjenerohet nëpërmjet burimeve të rinovueshme, nuk prodhohet fare CO2 për karikimin e makinave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!