Një ecuri fantastike e Milanit pas rifillimit të futbollit në mesin e muajit qershor. Kuqezinjtë nuk janë mposhtur, ashtu si Atalanta, ndërsa sonte fituan 2-1 në fushën e vështirë të Sassuolos. Ky sukses ngjit Milanin në vend të pestë, duke parakaluar Romën.
Pjesa e parë është mbyllur 2-1 në favor të miqve. Protagonisti i 45 minutave të para ishte Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ka kaluar në avantazh Djallin në minutën e 19-të dhe ka shënuar golin e dytë në fundin e pjesës së parë, pasi Sassuolo kishte barazuar me një penallti të Caputo-s në minutën e 42-të.
Edhe në rastin e golit të dytë, Ibra ka marrë pasim perfekt nga Calhanoglu. Në minutën e 7-të kohës shtesë, Sassuolo ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të Bourabia-s. Pjesa e dytë pati shumë raste, vendasit edhe pse 10 lojtarë patën shanse të barazonin. Gjithsesi, Milan fiton 2-1 dhe është në Europë me vendin e pestë.