MENU
klinika

Shkëmbehen titullarët

Lëvizje në Drejtoritë e Policisë Lezhë e Kukës

22.07.2020 - 08:56

Lëvizje në Drejtoritë Vendore të Policisë së Lezhës dhe Kukësit.

Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga policia, raportoi për “BalkanWeb” se Drejtori i Policisë së Lezhës shkon në Kukës dhe ai i Kukësit vjen në Lezhë.

Drejtori i ri i Policisë Vendore në Lezhë Zef Laska prezantohet sot para vartësve.

Kujtojmë se pak ditë më parë u pezullua nga detyra Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli.