MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë mund të bëj për të hequr gurët në tëmth?

22.07.2020 - 10:15

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam probleme me mamanë time. Mosha e saj është 83 vjeçe. Nga një vizitë në eko na doli se është me gurë në tëmth. Ka dhimbje dhe për momentin po përdor ilaçe qetësuese. Ju lutem a mund të na ndihmoni se çfarë duhet të bëjë për t’i hequr ato?

Mjeku: Nëse zonja është konstatuar me gurë në tëmth duhet të kryejë disa ekzaminime që përjashtojnë infeksionin bashkëshoqërues; gurët në kanalin koledok dhe dëmtimin e pankreasit. Për sa i përket trajtimit definitiv është kolecistektomia. Rasti duhet diskutuar midis gastrohepatologut dhe kirurgut për arsye të moshës dhe patologjive bashkëshoqëruese që zonja mund të ketë.

Trajtimi simptomatik: omeprasol 20 mg 2 herë në ditë 30 minuta para ngrënies; gismotal 200 mg 3 herë 1 tb para ngrënies dhe në rast dhimbjesh të moderuara deri të forta supozitor voltaren 100 mg për rektum.