“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Jam 24 vjeç dhe punoj kamerier. Ka rreth 2 javë që kam dhimbje shpine në mënyrë të vazhdueshme. Çfarë më rekomandoni?
Mjeku: Dhimbjet tek të rinjtë siç është mosha juaj mund të shfaqen si pasojë e dëmtimit të muskulit. Zakonisht dhimbje të tilla krijohen tek të rinjtë që janë më aktivë në jetën e përditshme dhe dhimbjet mund të ndodhin nga ndonjë sforcim fizik apo ngritje peshe. Dhimbja zakonisht zgjat deri nga 3 deri në 6 javë.
Në rastin tuaj, mund të jetë shkaktuar nga aktivitetet e përsëritura apo qëndrimi në këmbë vazhdimisht. Sugjerimi ynë i parë si mjekë është që në vendin ku ndihet dhimbja të mbahen
sende të ftohta. Megjithatë një vizitë tek mjeku i familjes është e rekomandueshme për të përcaktuar mënyrën e kurimit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.