MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Barazon Gjilani, Drita shpallet kampione

22.07.2020 - 19:04

Jepet verdikti kryesor në kampionatin e futbollit në Kosovë. Drita është shpallur kampione një javë para përfundimit të Superligës falë barazimit 2-2 të regjistruar sot mes Gjilani-t dhe Ballkanit.

Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë, me Shabanin që ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 43-të. Miqtë kanë arritur të përmbysin takimin në harkun e dy minutave falë dy golave të realizuar nga Daku në të 73-ën dhe Topalli në të 75-ën.

Në fundin e sfidës, më saktësisht n ë minutën e 95-të, ka ardhur goli i Razak që ka ksuar shifrat në 2-2. Drita shpallet kampione e Kosovës për herën e tretë në histori, teksa një ditë më parë fitoi 1-0 me Drenicën.