MENU
klinika

Hoti zbardh detaje nga takimi në Bruksel

“Dialogu ka përfunduar, sot fillon draftimi për njohje reciproke”

23.07.2020 - 10:30

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se sot në Bruksel ka nisur draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se “dialogu nuk ka alternativë“, porse “dialogu teknik ka përfunduar”.

“Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq“, shkroi mes tjerash Hoti në Facebook.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel u mblodhën sot delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, në nivel ekspertësh. Kosova përfaqësohet nga koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Ky është takimi i parë në nivel ekspertësh që nga rifillimi i dialogut politik që u mbajt më 16 korrik midis Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Paralajmërimet për rinisjen e dialogut në nivel ekspertësh nuk u mirëpritën në Prishtinë.

Përveç partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ai u kundërshtua edhe nga partnerët e koalicionit, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe nga Presidenca, duke thënë se procesi i tillë zvarrit arritjen e marrëveshjes finale. Rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Thaçi duhet të japë dorëheqjen e të shkojë në Hagë"

Analistët për VOA: Bisedimet Kosovë-Serbi në pikëpyetje!?

"Sot, pritshmëri për dialog konstruktiv"

Hoti-Vuçiç për herë të parë ballë për ballë


Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!