MENU
klinika

Pas shpalljes kampion

Tirana bën blerjen e parë zyrtare

23.07.2020 - 13:42

Tirana e nis merkaton e sezonit 2020-21 menjëherë me një afrim të bujshëm, pasi ka siguruar sulmuesin 26 vjeç të lindur në Zurich Albion Avdijaj, i cili pas aventurës së Viborg në Danimarkë (vetëm 6 ndeshje në kampionat) ka mbetur pa ekip dhe afrohet me parametra zero.

Avdijaj ka luajtur me shumë skuadra në karrierën e tij, mes tyre Grasshoper, Debrecen, Vaduz dhe me të rinjtë e Wolfsburg, teksa avantazhi tjetër për klubin bardheblu është fakti që ka edhe pasaportë shqiptare veç asaj zviceriane, ndaj nuk konsiderohet si i huaj (duke respektuar rregullin e 6 futbollistë të huaj).

NJOFTIMI I KLUBIT

“Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Futbollisti ju nënshtrua vizitave mjekësore dhe pas ndeshjes së Laçit do të bashkohet me skuadrën në stërvitje. Avdiaj, me një karrierë të pasur jashtë vendit, vjen si një vlerë e shtuar në familjen bardheblu.”

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin