MENU
klinika

Në Francë shpërndahen maska falas

Qeveria italiane miraton paketën e tretë 25 mld euro

23.07.2020 - 16:53

Qeveria italiane ka miratuar një paketë prej 25 miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së goditur nga kriza e coronavirusit. Kjo është paketa e tretë e qeverisë së Contes e cila do ndhmojë ekonominë e vendit, derisa Italia të marrë një paketë prej 209 miliardë eurosh në formën e granteve dhe huave nga fond ii rimëkëmbjes së bashkimit evropian. Ndërkohë edhe në vende të tjera evropiane ka pasur zhvillime të ndryshme lidhur me pandeminë e coronavirusit.

Franca pritet t’i shpërndajë maska të ripërdorshme 7 milionë njerëzve, të cilët janë në skajet e varfërisë. Ministri shëndetësisë në Francë është shprehur se bëhet fjalë për 40 mln maska duke theksuar se Franca nuk do të braktisë personat të cilët nuk mund të blejnë maska. Ndërkohë, një kompani e përpunimit të mishit në Portugali është mbyllur pasi 34 punonjës rezultuan pozitiv. Autoritetet portugeze po kontrollojnë për infeksione të mëtejshme.

Raste të coronavirusit kanë përfshirë edhe një prej fabrikave më të mëdha në Evropë të përpunimit të mishit në perëndim të mishit. Autorietet gjermane njoftojnë se 2119 raste janë të lidhura me shpërthimin në këtë fabrikë, por fatmirësisht asnjë nuk ka humbur jetën.

Belgjika ka parë një rritje prej 91 përqind të rasteve ditore të të prekurce javën e kaluar, njoftojnë autorietet shëndetësore, ndaj edhe nuk parashikohet lëhetësim i mëtejshëm i masave kufizues në kuadër të coronavirusit. Në Spanjë është vënë re një rritje e rasteve me coronavirus. Të mërkurën u raportua për 730 raste të reja, thuajse dyfish i rasteve të raportuara javën e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’