Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku ende mes palëve nuk është gjetur një dakordësi për ndryshimet kushtetuese, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes një mesazhi në “Twitter’ thekson se refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese, është sipas tij refuzim për të pranuar realitetin. Mes të tjerash ai theksoi se ndihet i keqardhur, ndërsa i ftoi ata që të reflektojnë.
“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!”, shkruan Rama.