Pas 5 ndeshjesh pa fitore, Lazio është rikthyer te suksesi, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Cagliarin në një ndeshje me dy fytyra. Vendasit humbën në pjesën e parë, por kthyen rezultatin në sfidën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve. Ata shënuan me anë të Simeones në minutën e 45′. Futbollisti mik shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes vendase dhe çoi topin në rrjetë. Strakosha mund të bënte diçka më mirë, pavarësisht devijimit të topit.
Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër dhe direkt me furinë e Lazios. Milinkovic-Savic shënoi një supergol në minutën e 52′ duke shpalosur të gjithë klasin e tij, ndërsa Ciro Immobile mendoi për t’i vendosur vulën ndeshjes në 2-1. Ai shënoi gol duke qenë para Ronaldos në garën për këpucën e artë dhe i dha 3 pikë Lazios.