Presidenti Ilir Meta, në takimin me ambasadorët e vendeve të BE u paraqiti një dokument në Anglisht që disponohet nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu.
Kreu i shtetit ngre alarmin se ndryshimet kushtetuese po ndodhin në mënyrë të njëanshme.
“Socialistët paktin e 5 Qershorit dje e votuan me një peng të madh”/ Spiropali nuk përmbahet ndaj Metës: I jep këshilla paternaliste Bashës dhe e trajton si vartës duke nxitur sherr!
“Mirëprita votimin në parlament të marrëveshjes së 5 Qershorit. Parlamenti I tanishëm duhet të tërhiqet nga çdo tentativë për të miratuar në mënyrë të njëanshme ndryshimet në nivel kushtetues. Ky parlament nuk gëzon legjitimitet politik. Më e rëndësishmja ky parlament me vetëm 122 deputetë nuk e ka kuorumin e duhur kushtetues të 140 deputetëve. Miratimi ndryshimeve kushtetuese me shpejtësi pa pasur një proces shterues si asnjëherë më parë përmes një parlamenti të kontestuar dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese , minon rendin kushtetues, stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik”, thuhet në këtë dokument.
Presidenti Ilir Meta ka dhënë edhe një tjetër argument përse sipas tij nuk është moment të ndërhyhet në gur-themelin e shtetit.
“Një numër i konsiderueshëm kushtetutash evropiane ka ndalesa për sa i përket kohës se nuk ndërhyhet në kushtetutë, gjatë kohës së luftës, emergjenca apo situata të ngjashme. Kushtetua shqiptare në mënyrë eksplicite ndalon ndryshimet kushtetuese gjatë pasjes së masave emergjente. Megjithatë ky parlament prezantoi iniciativën e ndryshimeve kushtetuese gjatë kohës kur janë në fuqi masat e emergjencës duke synuar datën 30 Korrik 2020 për miratimin e ndryshimeve”, thekson presidenti Meta.