MENU
klinika

Studiuesit shpjegojnë arsyet

Si u eliminua covid-19 në Zelandën e Re?

24.07.2020 - 16:08

       Sekretet e suksesit unik të Zelandës së Re, në eliminimin e plotë të koronavirusit, shpjegohen nga studiuesit, të cilët në anketimin e një kampioni prej 1 000 personash pas bllokimit, kanë regjistruar pajtueshmëri njëqind për qind me praktikat themelore të higjienës dhe besimit tek autoritetet.

Studiuesit nga universiteti ”Massey” në Uellington, kanë përcaktuar se Zelanda e Re kishte një nivel të lartë njohurish rreth sëmundjes dhe mënyrat e përhapjes së saj.

Tetë në çdo 10 persona, treguan se i lanin shumë shpesh duart, ndërsa në çdo 10 vetë, 9 prej tyre respektonin distancimin fizik.

Në fund të periudhës së izolimit, kryeministrja Jacinda Ardern regjistroi shkallën më të lartë të mbështetjes nga opinioni publik, duke u bërë kryeministrja më e mirë e shekullit.

Në vendin me pesë milionë banorë, u shënuan vetëm 22 viktima nga covid-19, teksa të infektuarit ishin vetëm 1 500, pas kontrolleve të rrepta në kufi dhe bllokimim të mbarë vendit më 25 mars. Mesi i majit solli edhe zbutjen graduale të masave.

Dy muaj më vonë, ajo njoftoi zyrtarisht, eliminimin e virusit dhe vendi iu rikthye jetës normale.

“Pothuajse të gjithë në Zelandën e Re, i kuptojnë saktë faktet e rëndësishme për koronavirusin” – bën me dije, studimi i udhëhequr nga profesori Jagadish Thaker.

“Po ashtu, në çdo 10 vetë, 9 prej tyre i njohin mirë simptomat. Ata dinë të dallojnë edhe lajmet e sakta, prej deklaratave false ose të pavërteta” – theksohet po aty.

Studimi tregon gjithashtu, se popullsia indigjene ka qenë e prekur nga virusi, në mënyrë disproporcionale

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

‘Mund të ketë shpërthime lokale, nga vjeshta’

DW: Ç’po ndodh me këto vende, vala e re e infektimeve…

‘Rritje dramatike e koronavirusit në Ballkan’

Kreu i Sindikatës flet për situatën në Kosovë

‘Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar’