MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A kurohet anemia me ushqime?

25.07.2020 - 12:01

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A kurohet anemia me ushqime?

Përgjigjet mjeku: Anemia nuk korrigjohet me ushqime, qoftë dhe ato që përmbajnë hekur. Të gjitha gazetat dhe revistat i kushtojnë vëmendje vetëm këtij fakti: merrni ushqime që përmbajnë hekur (shpretka, verë të kuqe, spinaq, disa lëng zogu, qumësht blete, njëri kishte marrë gjak breshke!!!) e të pavërteta të tjera. Dhe këtë e bëjnë anemiamjekë, infermierë dhe sigurisht vetë populli.

Deficiti i hekurit është më i shpeshtë se anemia nga deficiti i hekurit që ëshë pasojë e tij, veçse nuk vlerësohet në praktikën mjekësore, sepse nuk kërkohet nga mjekët “ferritinemia” si analiza më e saktë e vlerësimit të rezervave të hekurit. Diskutimi nga mjekët fillon vetëm kur është instaluar anemia dhe jo kur ajo është e lehtë.
Anemia nga deficiti i hekurit ka si shkak deficitin e hekurit (e tregon vetë emri). Deficiti i hekurit ka si shkak kryesor humbjet e vogla të përsëritura të gjakut. Shkaqet e tjera janë më pak të shpeshta dhe më pak të mundshme, ndërsa deficiti i hekurit nga mosmarrja e hekurit me ushqime është një shkak teorik dhe aspak praktik. Hekuri ndodhet në ushqimet bimore dhe shtazore, dhe aq hekur sa na duhet e marrim dhe nga tenxherja ku ziejmë ushqimet. Problem nuk është marrja e hekurit (e pamundur për ta shmangur), por humbja e tij.
Si deficiti i hekurit dhe anemia nga deficiti i hekurit janë pasoja që janë plotësisht të korrigjueshme me mjekimin e duhur, kohën e duhur të mjekimit dhe kontrollin e duhur të tij.
Nëse hiqet shkaku i deficitit të hekurit dhe mjekimi bëhet i duhur deri në korrigjimin në radhë të parë të anemisë dhe pastaj të deficitit të hekurit (korrigjimi i ferritinemisë) = shërim. Nëse nuk hiqet shkaku i deficitit të hekurit, pavarësisht se mjekohesh si duhesh, problem korrrigjohet dhe përsëritet.
Është turp që një moshe të re me anemi nga mungesa e hekurit t’i jepet gjak për ta korrigjuar. Anemia instalohet gradualisht dhe suportohet mirë, korrigjimi duhet të bëhet me mjekimin përkatës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.