MENU
klinika

Prej 10 ditësh i shtruar te infektivi

COVID nuk kursehet, i merr jetën një tjetër personi

25.07.2020 - 08:36

Një 74-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin infektiv në Tiranë, duke u bërë viktima e 6 nga ky rreth që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë është personi i tretë që humb jetën brenda 10 ditësh.

74-vjeçari prej 10 ditësh ishte diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa prej një jave ishte futur në terapi intensive. Mësohet se i moshuari vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve të martuar.

Gjatë kësaj periudhe, dy ditë më parë, edhe bashkëshortja e tij kreu testet për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negative. Me vdekjen e 74-vjeçarit numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në vendin tonë ka shkuar në 129.

Sakaq në 24 orët e fundit në Krujë i janë kryer tamponët 30 personave përgjigjet e të cilëve pritet të dalin sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”

Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’


“Mendova se do më vrisnin dhe i qëllova“

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, dëshmia e autorit

Ka marrë me vete edhe armën e zjarrit

Plagosja e dy personave/ RENEA në kërkim të autorit

“Pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë”

Veriu i Shqipërisë, mahnit vizitorët e huaj!

Sokol Bizhga e nis nga Shkodra

“Luftë bandave në qytet dhe drogës!”

Moti i keq prek të gjithë vendin

Qytetet që rrezikohen nga përmbytjet