Dinamo zhgënjen atëherë kur nuk pritej. Në Grupin A, sfida e vetme ishte ajo mes Dinamos dhe Veleçikut, e cila luhej për statistikë, pasi llogaritë ishin mbyllur. Ishte skuadra nga Kopliku ajo që triumfoi me rezultatin 0-1.
Në 3 sfidat e Grupit B, Elbasani arriti një fitore jetike ndaj Devollit, teksa do t’i mjaftojë një fitore në sfidën e fundit ndaj Shënkollit (ka rënë në të dytën), për të siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë e Parë.
Festival golash në Cërrik, ku Turbina mposhti me rezultatin 7-2 Shënkollin. Ndërkohë, përballja tjetër, ajo mes Orikut dhe Ilirisë u mbyll me fitoren 2-1 të vendasve. Java e fundit do të jetë vendimtare për sa i përket objektivave.
Devolli pret Orikun në shtëpi, ndërsa Iliria pret Turbinën. Sfida tepër vendimtare që do të përcaktojnë skuadrën që do të zbresë direkt nga kategoria dhe atë që do të shkojë në “Play-Out”.
REZULTATET
ELBASANI – DEVOLLI 3-1
Nuri 18′ (p), 68′, Duka 85′ (p) / Bishaj 20′
DINAMO – VELEÇIKU 0-1
Lumaj 6′
TURBINA – SHËNKOLLI 7-2
Koldashi 14′ (p), 75′, 86′ Xhelili 44′ , Peqini 68′, 82′ Doko 77′ / Toma 56′ , Danaj 62′
ORIKU – ILIRIA 2-1
Qejvani 36′ (p), 73′ (p) / Kapo 45′ (autogol)