MENU
klinika

Pronat në bregdet/ Investimet mbi 5 Mln Usd nuk preken

Projektligj për pasuritë shtet që i janë dhënë privatit

26.07.2020 - 13:11

Pas ndërhyrjeve të shumta, ligji për pronat në bregdet po pëson një tjetër modifikim. Kuvendi ka nisur shqyrtimin e disa ndryshimeve në Ligjin për Pronat e Paluajtshme të Shtetit, qëllimi i të cilave, sipas relacionit shoqërues, është plotësimi i kuadrit ligjor ekzistues mbi pronat e paluajtshme të shtetit, duke parashikuar dispozita për përkufizimin dhe identifikimin e bregut e detit, si pronë publike, mbrojtja e posaçme e bregut të detit, si një nga pasuritë me interes të lartë publik, e cila përfshin sipërfaqen e tokës përgjatë vijës bregdetare, që është pronë publike e patjetërsueshme.

Ndryshimi më i rëndësishëm i projektligjit është një nen i ri, neni 16/1, që shtohet pas nenit 16, i cili rregullon raportet e institucioneve publike me palët e treta të cilëve u janë dhënë në përdorim sipërfaqe në bregdet.

Ai përcakton se Pronat e shtetit në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore që i kalojnë me destinacion palëve të treta. Prona të paluajtshme të shtetit, të cilat i kanë kaluar në përgjegjësi administrimi institucioneve qendrore, sipas dispozitave të këtij ligji, për t’u vendosur në dispozicion të subjekteve të së drejtës private që synojnë realizimin e një interesi publik, pa qëllim fitimi, të themeluara dhe që funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse, do të përdoren për aq kohë sa subjekti privat jofitimprures ekziston, destinacioni i përdorimit dhe zhvillimit të pronës nuk ndryshon dhe kur në pronë është kryer investim mbi 5 milionë euro, për qëllimet e aktivitetit të tij.

Rregullat dhe procedurat për lidhjen e kontratës së përdorimit pa afat, sipas kritereve të mësipërme, do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në çdo rast, në kontratën e përdorimit do të specifikohet se pronës nuk mund t’i ndryshohet destinacioni.

“Në asnjë rast kjo pronë, së bashku me ndërtimet, investimet dhe përmirësimet e saj, nuk mund të jetë objekt i asnjë barre hipotekore apo procedure ligjore nga kreditorët e subjektit juridik privat jofitimprurës, për të realizuar vjeljen e detyrimeve që këta kreditorë kanë ndaj personit juridik privat jofitimprurës.” Thekson neni 16/1 i projektligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN