Jo çdo atak kardiak fillon me një dhimbje të fortë. 1/3 e pacientëve me atak kardiak nuk kanë dhimbje kraharori. Kjo kategori më shpesh përfshin personat e vjetër, femrat dhe diabetikët.
Tek këta persona ataku kardiak mund të nisë ngadalë me një ndjenjë diskomforti në kraharor, debulese, dispne , nauze dhe të vjella.
Në pacientët me diabet ataku kardiak mund të mos ketë asnjë simptomë duke zhvilluar infarkt miokardi të heshtur, prandaj është shumë e domosdoshme kontrolli kardiak në çdo pacient diabetik.
30-35 % e pacientëve me dhimbje gjoksi diagnostikohen si sindromë koronar akut, (angina e paqëndrueshme) dhe 40-50 % kanë dhimbje me natyrë jo kardiake. Dhimbja me natyrë jokardiake mund të ketë si shkak refluksin gastrointestinal, dhimbjen muskulo-sketetike apo mund të ketë edhe natyrë psikosociale.
Janë disa faktorë që mund të nisin një dhimbje gjoksi, si për shembull: moti i ftohtë, emocionet, vaktet e mbingarkuara, hipoglicemia, duhanpirja.