MENU
klinika

Wolves, më i penalizuari

Si do të ishte renditja e Premier League pa VAR

26.07.2020 - 14:58

Teknologjia ka ndryshuar shumë futbollin, sidomos pas ndërhyrjes së VAR, që tashmë është realitet prej disa sezonesh. Mirëpo, teknologjia sërish ka shumë kundërshtime, veçanërisht për rastet kur përdoret. Në Angli kanë bërë një studim se si do të ishte renditja pa VAR.

Aty vihet re se Liverpool nuk do të kishte një diferencë të madhe me Manchester City, duke qenë se do të kishin pesë pikë më pak dhe “qytetarët” do të kishin gjashtë pikë më shumë. Ndërkaq, një nga ekipet që është penalizuar më shumë nga VAR është Wolverhempton.

“Ujqërit” do të kishin në llogarinë e tyre shtatë pikë më shumë dhe aktualisht do ishin të kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Sakaq, teknologjia nuk ka pasur asnjë ndikim për Manchester United dhe Leicester.