MENU
klinika

Maqedonia e Veriut 152 raste të reja e asnjë vdekje

Kosova regjistron 8 viktima e 220 raste të reja me COVID

26.07.2020 - 16:50

Kosova ka regjistruar 8 viktima dhe 220 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ky rezultat vjen pas testimit të 472 mostrave të marra.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste dhe 177 vdekje të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa 121 pacientë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të të shëruarve në 3.874 dhe numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.086. Me oksigjenoterapi po trajtohen 353 persona , 17 në respiratorë dhe 18 në ventilim mekanik.

Kurse Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086. Viktima të reja fatmirësisht nuk janë regjistruar dhe numri i të vdekurve mbetet 460.

Pjesa më e madhe e të infektuarve është në Shkup me 39 raste dhe Kumanova me 20 ndërsa numër më të vogël ka në 19 qytete tjera. Raste aktive janë 4,199 dhe 70 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5,427.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat