MENU
klinika

Ceremonia

Kosova nënshkruan sot marrëveshjen e rëndësishme

27.07.2020 - 07:33

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.

Në ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat