MENU
klinika

Ja gjendja e tyre shëndetësore!

Infektohen me koronavirus dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës

27.07.2020 - 10:28

Dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Mësohet se nënkryetarët e bashkisë nuk kanë probleme shëndetësore, përveçse pak temperaturë të lartë, dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë për dy javë.

Ndërkohë, Bashkia e Lezhës po vijon normalisht punën. Prej javësh, në vendin tonë janë shënuar shifra të larta infektimesh dhe viktimash nga virusi i rëndë.