MENU
klinika

Paketa e re 1 trilion dollarë

Prezantohet në Senat plani për rimëkëmbjen në SHBA

28.07.2020 - 07:42

Republikanët në Shtetet e Bashkuara kanë propozuar në Senat një paketë të re të ndihmës për koronavirus në vlerë të 1 trilion dollarëve, që t’iu ndihmojnë amerikanëve të përballojnë papunësinë dhe pasojat tjera që ka shkaktuar pandemia me koronavirus.
shtepia e bardhe

Lideri i shumicës në Senat, republikani, Mitch McConnell, e ka cilësuar propozimin plan “të shënjestruar”, i cili synon të kthejë njerëzit në punë, si dhe të hapë shkollat.

“Ne jemi me një këmbë në pandemi dhe me një tjetër në rimëkëmbje”, ka thënë McConnell.

“Popullit amerikan i duhet më shumë ndihmë. Ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe duhet të jetë e përshtatshme në këtë udhëkryq”.

Republikanët janë konsultuar edhe me Shtëpinë e Bardhë për këtë plan dhe tani synojnë të arrijnë kompromis me demokratët.

Ligjvënësit janë nën presion për t’iu përgjigjur miliona amerikanëve të shqetësuar, të cilëve më 31 korrik iu skadon mundësia e marrjes së përfitimeve nga qeveria federale.

Plani i ri synon të ulë këto përfitime nga 600 në 200 dollarë në javë.

Demokratët kanë kritikuar menjëherë planin, duke e cilësuar si shumë të kufizuar dhe larg propozimit prej 3 trilionë dollarëve, që është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në muajin maj.

Këtë të fundit, Senati i kontrolluar nga republikanët, ka refuzuar që ta shqyrtojë.

Qeveria amerikane deri më tani ka shpenzuar 3.7 trilionë dollarë për mbrojtje të ekonomisë së dëmtuar si pasojë e mbylljes së bizneseve dhe urdhrave për qëndrim në shtëpi, me qëllim të lufttimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri. Rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”