MENU
klinika

Haradinaj kundët Thaçit

Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit lidhur me rrëzimin e qeverisë

09.10.2018 - 15:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi, i cili dje ky i fundit ka ftuar për korrigjimin e deklaratave.

Haradinaj gjatë një konference për media, ka mohuar se deklaratat e kohëve të fundit kanë karakter personal mes tij dhe Presidentit Thaçi.

Unë nuk e kam me të. E kam me temat. E dini se çka kemi vuajtur për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj.

thaci haradinaj
thaci haradinaj

Ai ka thënë se ata që e rrëzojnë njëmend qeverinë nuk flasin, vetëm e bëjnë këtë.

Kush e ka nijet me e rrëzu Qeverinë nuk flet. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë me e mbajt gjallë është përmes ndonjë skenari të dhunës”, është shprehur ai.

Kujtojmë se dje, Presidenti Thaçi në një konferencë për media i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Haradinaj pas komenteve për idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë, duke e “kërcënuar” me rrëzim të qeverisë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!