28.07.2020 - 20:30
Atalanta edhe njëherë tjetër tregon se është skuadër e fortë, madje përmbys shifrat edhe kur është në disavantazh, sic ndodhi sonte në fushën e Parmës, 1-2. 20 ndeshje pa humbje për bergamaskët, që rimarrin vendin e dytë.
Parma kaloi në avantazh në 1-0 në 43’. Ishte futbollisti i Juventusit, Dejan Kulusevski, që dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të Gervinhos. Suedezi nuk festoi pasi është rritur tek akademia e Atalantës dhe ka luajtur me këtë skuadër.
Në të dytën, miqtë barazuan në 70’ me Malynovskin, ndërsa përmbysja erdhi në 84’ nga Gomez. 90 minuta të plota për Kastriot Dermakun te Parma, ndërsa vetëm 45 minuta në pjesën e parë për Berat Gjimshitin tek Atalanta.