Inter është “hakmarrë” ndaj Napolit eliminimin nga Kupa e Italisë, duke fituar 2-0 në “San Siro”. Një sukses që bën që zikaltrit të rimarrin menjëherë vendin e dytë në renditje. Inter luajti me fanellat e reja, ato “elektrike”.
Zikaltrit gjetën golin e avantazhit në minutën e 11′ me D’Ambrosion. Mbrojtja e Napolit u gjend e papërgatitur dhe u ça shumë lehtë. Pjesë të fajit kishte dhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj. Ai humbi pozicionin dhe nuk arriti të markonte kundërshtarin e tij.
Pjesa e dytë ishte totalisht e hapur deri kur Lautaro Martinez gjeti golin e dytë për vendasit. Napoli sikur u dorëzua, Hysaj u zëvendësua në minutën e 84’. Kjo ishte ndeshja e parafundit, Inter do të luajë në Champions League, Napoli në Europa League si fitues i Kupës.