MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kuptoj intolerancën ushqimore!

29.07.2020 - 09:54

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të kuptoj intolerancën ushqimore!

Përgjigjet mjeku: Disa njerëz shfaqin intolerancë ndaj disa përbërësve të caktuar që gjenden te ushqimet sic janë laktoza, gluteni, solaninat, përbërës të ngjashëm me polenin apo histamina.
Por kujdes: Një ushqim ndaj të cilit jeni intolerant nuk do të thotë që ju shëndosh!!! Përkundrazi, intoleranca shpesh herë lidhet me reaksione si diarre dhe pamundësi për të konsumuar ushqim, pra me llogjikën më të thjeshtë, nëse një ushqim ju shkakton intolerancë ka më shumë gjasa të shkaktojë humbje peshe sesa shtim. Prandaj, mos e ngatërroni faktin e rënies në peshë si pasojë e eliminimit të disa ushqimeve të akuzuara për intolerancë ushqimore me faktin se këto ushqime zakonisht janë ato që kontribuojnë në sasinë më të madhe të kalorive ditore të ushqimit të zakonshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.