Policia vijon kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, duke roceduar penalisht dy shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit:
-F. Gj., 43 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rinia, Durrës, u konstatua se shtetasit e mësipërm kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit do vijojë kontrollet e pandërprera për të evidentuar dhe goditur çdo rast të zaptimit të hapësirave publike apo të ushtrimit të aktivitetit në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë.