Presidenti Ilir Meta vijon të mbetet sportiv edhe në pozicionin e lartë që mban prej tri vitesh. Disa orë para se bardheblutë e kryeqytetit të ngrenë në duar trofeun e kampionit të vendit, mbas ndeshjes me Bylis në “Air Albania”, Meta ka uruar klubin më të titulluar të futbollit në Shqipëri.
E ka bërë këtë në mes gjelbërimit, me fanellën bardheblu veshur, duke kujtuar disa nga legjendat e Tironës dhe me dy gishtat lart, por me një këshillë në fund. Ja statusi i plotë i presidentit Meta:
“Edhe pak orë për t’iu bashkuar festës bardhë e blu! E meritonte Tirona të rikthehej fuqishëm në këtë 100-vjetor të kryeqytetit! Ky sukses është edhe në nderim të:
Selman Stërmasi
Riza Lushta
Naim Kryeziu
Myslym Alla
Enver Shehu
Niko Xhaçka
Skënder Hyka
Petrit Dibra
Skënder Hodja
Fatmir Frashëri
Luigj Bytyçi
Millan Baçi
Perikli Dhales
Arjan Bimo
Edmond Gëzdari
Halim Mersini
Arben Minga
Agustin Kola
Shkëlqim Muça
Ali Mema dhe Dinastia Mema
Skënder Halili
Nevil Dede
Elvis Sina
Devi Muka
Blendi Nallbani
Ansi Agolli…
e sa e sa yjeve të tjerë bardhë e blu, por edhe kuq e zinj. Të respektojmë sot të gjitha udhëzimet, për mbajtjen e maskave dhe distancave fizike. Shëndeti më i rëndësishëm se çdo gjë! URIME TIRONA!