MENU
klinika

108 raste të reja në vend

Mirditë 5 raste, mes tyre kreu i Drejtorisë së Tensionit të Lartë

29.07.2020 - 17:53
Në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën dhe janë shënuar 108 raste të reja të infektuar me koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.5 personat e infektuar në Mirditë, janë një familje prej 4 personash dhe një është drejtori i Drejtorisë së tensionit të Lartë në OST.